Paulo Dybala nuk ka pranuar kushtet e Juves, refuzoi rinovimin e kontratës, duke bërë që në fund të sezonit të largohet falas nga Juventus. Ky është epilogu i takimit që patën këtë të hënë, agjenti i Dybala dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”.

Në Torino ishin të pranishëm të gjithë përfaqësuesit e Juves, të gjithë drejtuesit e lartë të klubit, përballë agjentit të Dybala, Jorge Antun. Takimi nisi në orën 11 dhe zgjati për disa orë.

Pas një tjetër sezoni me ulje ngritje të mëdha, me shumë dëmtime, por mbi të gjitha pas përplasjes së fundit që pati me trajnerin Allegri, ishte shumë e vështirë që palët të gjenin një akord, rezultat ky që u konfirmua edhe pak këtij takimi.

Dybala u transferua në Torino në 2015 ndërsa pritet të largohet në fund të sezonit, për më tepër falas.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: