E gjithë bota e futbollit është e ndalur për shkak të pandemisë së Covid-19, por zërat e merkatos nuk kanë ndërmend të frenojnë. Lajmi i fundit i bujshëm vjen nga Spanja, ku sipas “Diario Gol”, Kristiano Ronaldo mund ta lërë Juventusin në dritaren e ardhshme të merkatos, i joshur nga një ofertë e përbindshme e Paris Sën Zhërmenit. Parizienët janë të gatshim ta lajnë me flori në rast të largimit të Nejmarit, për të formuar një dyshe ëndrrash me Mbapenë.

Për momentin janë vetëm zëra dhe duhen parë vetëm kështu, pasi edhe presidenti Anjeli ka theksuar se CR7 nuk do të lëvizë nga Juventusi, pasi është nën kontratë deri në vitin 2022, teksa aludohet se do të nisin tratativat për rinovimin deri në vitin 2024, kur asi portugez të jetë 39 vjeç.

Gjithnjë sipas “Diario Gol”, edhe Mançester Junajtid duket i interesuar për një rikthim të Ronaldos me fanellën e “Djajve të Kuq”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: