Nëse dikush kishte qoftë dhe dyshimin më të vogël, tani të gjithë janë më të qartë, fitorja kundër Belgjikës ishte prova më e madhe që Italia e Mancinit mund të jepte, me bindje të plotë të gjithë e shohin tashmë këtë skuadër si favorite për të triumfuar në këtë “Euro2020”. Ta shndërrosh Belgjikën në një skuadër normale, bëhet fjalë për ekipin e parë në rendjen e FIFA-s, një skuadër e mbipopulluar me yje, nuk është kurrë e lehtë, por Italia e bëri diçka të tillë dhe e bëri me një lojë të bukur, fluide, fantastike kur duhej dhe konkrete në moment më përcaktuese të ndeshjes.

207484820 4402009343185211 48132654661743830 N
207484820 4402009343185211 48132654661743830 N

Sigurisht rruga drejt finales është ende e gjatë, më parë duhet të kalojnë Spanjën për të mësuar më pas kë do të kenë përballë në finalen e Wembley. Rrugëtimi i këtij grupi është po aq fantastik, 35 ndeshje pa pësuar humbje, 15 fitore radhazi, të gjitha këto janë fakte për të vërtetuar se ky ekip është pjekur në momentin e duhur, Mancini ka në dispozicion një miks lojtarësh të jashtëzakonshëm, në nivel thuajse të njëjtë, por me një shpirt grupi shumë të madh, pikërisht atë që nuk e patën kurrë përfaqësuese si Franca.

208312735 4402009486518530 3276459272645724569 N
208312735 4402009486518530 3276459272645724569 N

Përballë Belgjikës, Italia na shfaqi pjesën e sajë më të bukur, dolën në pah edhe individë si Barrela dhe Insigne, me dy gola fantastik, ndërsa Bonucci dhe Chiellini i dhanë qetësinë e duhur një ekipi të ri që vrapon pafund drejt një ëndrre shumë të madhe, të triumfojnë në “Euro2020”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb