Auron Tare, në një reagim në rrjete sociale Facebook ka reaguar për jahtin e Abramoviç , i cili pak ditë më parë u kthye në qendër të vëmendjes.

Tare shkruan se “My Solaris” nuk ka hyrë në ujërat shqiptare , por preferoi Malin e Zi. Ndër të tjera shton se nëse kjo gjë do të kishte ndodhur atëherë jo vetëm që do t’i shërbehej menjëherë , por nëse do të kërkonte mbrojtje ambasada britanike do të ishte e para që do të përgjigjes, sepse “My Solaris” mban simbolin e Britanisë së Madhe.

Statusi:

MY Solaris

Yacht built in 2021

Flag: Bermuda

E ceku se ceku

Kryelajm i gjitha mediat tona. E ceku apo jo cepin e ujrave te Shqiperise, Jahti i Abramovich?

Fatkeqesisht MY Solaris nuk hyri fare ne ujrat tona le me te ankorohej ne nje prej Porteve Shqiptare. (Preferoi Malin e Zi)

Se po te hynte jo vetem qe do ti sherbehej menjehere por ne se do te kerkonte mbrojtje, Ambasada Britanike do te ishte e pare qe do ti pergjigjej. Pse? MY Solaris lundron nen flamurin e Bermudes (territor nen Kuroren Britanike) i cili mban simbolin e Britanise se Madhe dhe Irlandes apo me thjesht simboli i Marines Britanike. Sipas ligjit te se drejtes detare cdo anije qe mban kete simbol ka te drejten e mbrojtjes se autoriteteve britanike, sherbim konsullor britanik si dhe mbrojtjen e Flotes Britanike.

275950960 10225695488589886 4693585582375024111 N

276023317 10225695621713214 1851036902154600469 N

Kujtojmë se  autoritetet shqiptarë mohuan se mjeti luksoz ujor i oligarkut Abramovich ndodhet në ujërat territoriale shqiptare.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Infrastrukturës mjeti lundrues aktualisht është duke lundruar në ujërat ndërkombëtare, midis Italisë dhe Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: