TIRANË

Deputeti i PD-së Edmond Spaho i ka çuar sot në vendin e tij në parlamentit ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja përgjigjen e Autoritetit të Dosjeve për të dhe i ka kërkuar të kërkojë ndjesë publike.

Manja akuzoi Spahon si ish-bashkëpunëtor të Sigurimi të Shtetit, teksa deputeti i PD kërkoi një verifikim të thellë nga Autoriteti i Dosjeve, ku nuk rezultoi bashkëpunëtor dhe as i implikuar në aktivitet spiunazhi gjatë kohës së diktaturës.

“I kërkova të kërkojë ndjesë, por nuk e bëri. Unë jam verifikuar disa herë, por hoqa dorë nga ato verifikime dhe kërkova verifikim të thellë nga autoriteti ekzistues, pa u miratuar ligji jua. Kini pak respekt për dinjitetin e njeriut. Tjetër është politika, tjetër dinjiteti.

Duroni sot mos më ndërprisni. U verifikova, kam marrë përgjigjen nga Autoriteti, të firmosur nga gjithë anëtarët dhe këtë po ia jap Ulsi Manjës. I kërkoj një gjë, pavarësisht se tha do lë mandatin, e di që nuk e lë mandatin, të vijë këtu dhe të kërkojë ndjesë publike. Nëse nuk më kërkon ndjesë publike dhe unë do reagoj sipas sjelljes së Ulsi Manjës. Spiunët shkoni kërkojini te të tjerë njerëz”, tha Spaho.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb