TIRANË

Kryetari i Komisionit Hetimor, për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Alket Hyseni, i është përgjigjur publikisht letrës së dërguar nga Presidenca, ku ndër të tjera, nënvizohet se ky komision është jashtë dispozitave kushtetuese dhe i njëanshëm.

Hyseni, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e komisionit, tha se Parlamenti dhe veprimet e ndjekura prej tyre për shkarkimin e Presidentit janë legjitime. Gjithashtu nënvizoi se mosparaqitja e Presidentit në seancën dëgjimore, i shton më shumë hijet e dyshimit për të.

Spartak Braho: Meqë është rasti, dua të nënvizoj faktin që në këtë përgjigje, Presidenti i Republikës e konsideron Komisionin Hetimor Parlamentar, abuziv dhe që vepron jashtë përcaktimeve Kushtetuese. Dua të theksoj fiks para katër vitesh ne e kemi zgjedhur president, ky parlament, kjo legjislaturë, e ka zgjedhur atë President.

Edmond Stojku: Në deklarimet e Presidentit, më ka shqetësuar reagimi i tij për mosnjohjen e Parlamentit, duke ditur që jemi Republikë Parlamentare. Këtu kujtoj pjesëmarrjen e Presidentit në Komisionin Hetimor 1, ku u paraqit. Edhe mua, s’na bëjnë përshtypje deklaratat e rënda mediatike të Presidentit. Unë vërtetë cuditem, nuk më duket normale, që komente adresohet ndaj aleatit tonë të madh dhe më të dashur e për popullin shqiptar që janë SHBA. Është thjesht konstatim, që ka filluar që para 2 vitesh e pak, e unë vërtetë shpreh keqardhjen, për këtë shprehi jo institucionale, që Presidenti i Republikës drejton ndaj një Parlamenti dhe aleati sic janë SHBA-të.

Klotilda Bushka: Referuar kërkesës së 49 kolegëve deputetë, një nga arsyet është dhe kthejsa e ligjeve në dekret. Duke iu përmbajtur planit të hetimit, do të kërkoja nga Kuvendi, me një shkresë, një raport, në lidhje me të gjitha ligjet e kthyera nga Presidenti, sa nga ato janë refuzuar, sa janë pranuar. Cilat janë pjesë e planit të integrimit të Shqipërisë në BE. Ky informacion të na vihet në dispozicion para të premtes, për të kuptuar se cila është periudha. Unë do të kërkoja periudhën 2020 dhe 2021.

Alket Hyseni: Miratohet, pa u hedhur në votë. Çdo pretendim i ngritur nga deputetët, do të administrohen. Ditën e djeshme i është nisur një kërkesë urës së komunikimit mes Presidencës dhe KQZ. Do të doja që publikisht, t’i bëj me dije që çdo shkresë e Komisionit Hetimor është i bazuar në rregulloren e Kuvendin, Kushtetutës, prandaj, përtej çdo pretendimi, do të ftoja jo vetëm Presidentin, por këdo tjetër, që të kuptojnë rolin e Parlamentit në një Republikë Parlamentare, e cila është maja e piramidës. Nga ana tjetër, kush ka arsye për t’u fshehur e mos u bërë transparent, hedh hije mbi vetën e vet. Kjo mungesë shkon në këtë logjikë. Do të ftoja që të përgjigjen saktë dhe me afat, sepse e kemi të kufizuar afatet e këtij komisioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb