Pas disa javësh heshtjeje, bosi i mafies në Turqi, Sedat Peker, ka hedhur sërish një video të re në “Youtube”.

Peker ka përgënjeshtruar lajmet që e cilësonin atë sit ë vdekur, ndërsa shton, se një mundësi e tillë ekziston nëse vendos të rikthehet në Turqi.

Ndër të tjera, Peker nënvizon se ai nuk do të reshtë së foluri, derisa të demaskojë fytyrën e vërtetë të qeverisë.

“Miqtë e mi të dashur, disa kanë pretenduar se unë kamë vdekur ose jam burgosur. Gjithashtu që mesazhet e mia në Tëitter janë shkruar nga të tjerët dhe jo unë. Kjo është arsyeja pse u ndjeva i detyruar të xhiroja dhe të postoja këtë video të shkurtër.

Miqtë e mi të dashur, nuk kam vendosur të mos publikoj më video, por në vendin ku unë jetoj, u informova se jam me të kuqe, domethënë ekziston një rrezik i madh që të vritem. Brenda 15 ditësh do të rishikojnë rrezikun për jetën time dhe do të vendosin.

Por unë ose këtu ose në një vend tjetër ose me një mënyrë tjetër, do ta përfundoj punën që kam nisur. Miqtë e mi ju uroj të jeni mirë, mos e privoni vetën nga lutjet tuaja. Zoti ju bekoftë,” tha Peker.

Ndërkaq, kujtojmë se biznesmeni turk u zbulua pas skandalit me pasaportat e falsifikuara në Turqi. Ai akuzohet si kryesuesi i një grupi kriminal, ndërkohë që shtëpia e tij në Stamboll është bastisur nga Policia. Ndërkohë që Interpoli e kërkon Peker si pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: