“Dashnia per te eshte komplekse sepse nuk mbetet vetem te trupi, por ekuilibrohet mes trupit e shpirtit. Nje rast si i Merinit, pavarësisht që nuk mund të paragjykohet nga jeta e zgjedhjet e saj nuk merr parasysh asgjë por i blatohet poezisë”, tha përkthyesja Ledia Dushi.

Mbi gegnishten ne poezi, dhe gegnishten ne letërsi, botuesi i Diturisë, Petrit Ymeri, verejti se ka pasur gjithnje lexues.

“Poezia jone me Mjeden e Migjenin e poetë të tjerë që kanë shkruar në dialekt nuk është aspak e vështirë që ti ndjekë me kënaqësi e ti shijojë ato”, tha Petrit Ymeri.

Poezitë shoqërohen me vizatime te Zamfira Hetes, qe i japin pamje imazhit qe krijon poezia dhe përçojnë boten e saj, te madhe, te vogël, të trishtë, të fuqishme e të gëzueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb