Rita Ora së fundmi ka konfirmuar martesën me Taika Waititi dhe ka treguar për herë të parë unazën e fejesës. Këngëtarja ishte e ftuar në “The Tonight Show” dhe vendosi t’i tregonte unazën e saj Jimmy Fallon, pasi e konsideron atë “pjesë të marrëdhënies me Waititin”, siç tha ajo.

“Unë nuk ia kam treguar askujt unazën time, është hera e parë që e tregoj dhe po e bëj sepse të dua dhe të konsideroj pjesë të marrëdhënies sonë, sepse të shohim çdo natë”. ka thënë këngëtarja.

  • foto galeri
  • foto galeri

Më pas ajo i tregoi kamerës unazën mahnitëse që i dashuri kishte zgjedhur për të, me smeraldin e madh në qendër.

“Shkoi mirë, apo jo? Rita Ora pyeti për zgjedhjen e unazës nga bashkëshorti i saj. Madje ajo shpjegoi se e ka ndihmuar për ta zgjedhur.

“Kur ti e di se çfarë dëshiron…”, tha ajo fillimisht, më pas vazhdoi, “Doja shumë të isha me këtë burrë. Doja që gjithçka të ishte në rregull. Kështu që e çova në dyqan dhe i tregova saktësisht se çfarë unaze doja”.

Së fundi, ajo përmendi këngën e saj të re, për të cilën tha se është frymëzuar nga bashkëshorti i saj. “Jam shumë e emocionuar për këtë këngë. Jo sepse është e re dhe e imja, por sepse shoh në të jetën time, e cila ka ndryshuar shumë në dy vitet e fundit. Të vendosësh të kalosh jetën me dikë është një vendim i madh. Dashuria më frymëzoi, më bëri të shkruaj sërish muzikë”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb