E dashura e re e legjendës së futbollit gjerman, Michael Ballack është një modele 21-vjeçare, e cila u dallua për talentin e saj në fillimet e adoleshencës dhe ishte një mikeshë e ngushtë e djalit të tij, para vdekjes së tij tragjike vitin e kaluar.

Ish-mesfushori 45-vjeçar i Chelseat, djali i të cilit Emilio u vra në një aksident tragjik me biçikletë vitin e kaluar, u pa duke shijuar një vizitë në Art Basel në Zvicër me të dashurën Sophia Schneiderhan në fillim të kësaj jave.

Dyshja, të cilët u afruan pas aksidentit fatal të djalit të Ballack, u shfaqën të dashuruar dhe u panë duke u puthur në publik, raportoi gazeta gjermane Bild. Çifti më parë janë parë së bashku në Berlin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sophia është një modele që ka qenë shoqe e ngushtë me djalin e Ballack, Emilio, përpara aksidentit fatal. Babai i saj, Reihard, është një kirurg i shtyllës kurrizore dhe ish-shefi i shkollës së sërfit, i cili dikur zotëronte tre shkolla të sërfit në La Garda në Francën jugore.

Tani me bazë në Mynih, ai praktikon në të gjithë Gjermaninë dhe gjithashtu ka punuar në Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite dhe ka shkruar tre libra për dhimbjet e shpinës.

Megjithëse Sophia kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj të re në Mynih, ajo frekuentoi Francën që në vogëli dhe flet rrjedhshëm frëngjisht.

Prej andej ajo shkoi në një shkollë private në Gjermani, ku shkëlqeu në biologji dhe shkenca sportive dhe i pëlqente historia.

Por ajo ndoqi një karrierë modelimi duke qenë se që në moshën 13 vjeçare në një tren nëntokësor në Mynih, sfiloi me një kostum popullor gjerman, që shpesh lidhet me Oktoberfest.

Në moshën 15-vjeçare Sophia bënte fushata dhe editoriale për Escada, një label modë me qendër në Mynih,
ku punoi për dy vjet dhe mësoi bazat e industrisë së modës, duke fituar para të mira xhepi.

Në një intervistë kur ishte 18 vjeç, Sophia sugjeroi se pjesa më e madhe e jetës së saj ishte planifikuar tashmë. Ajo tha se ndërsa ndiqte një karrierë në marketing, zhvillimin e markës dhe kodimin në të 20-at dhe 30-at e saj, ajo shpresonte të ndiqte babanë e saj në profesionin e mjekësisë kur të ishte dyzet.

Sophia tha gjithashtu se shpresonte të kishte pesë fëmijë, katër të saj dhe një të birësuar, në mesin e të njëzetave.

Diferenca e saj në moshë me Ballack-un, i cili është 24 vjet më i madh se ajo, nuk është për herë të parë. I dashuri dhe dashuria e saj e parë ishte 27 vjeç vjeç më i madh, kur ajo ishte 18 vjeç.

Ata që e njohin familjen e saj thonë se prindërit nuk e miratuan fillimisht lidhjen e tyre.

Më pak se një vit pasi djali i Ballack-ut, Emilio, u vra teksa bicikleta e tij u përmbys dhe ai humbi jetën pranë shtëpisë së pushimeve portugeze të Ballack, Michael Ballack dhe Sopfia janë në një lidhje.

Emilio ishte një nga tre djemtë e Ballack – i lindur në 2002 nga e dashura e atëhershme Simone Lambe, me të cilën Ballack do të martohej në vitin 2008, por u divorcuan në 2012.

Miqtë e dyshes thanë për Bild se besonin se marrëdhënia ishte e mirë për Ballack dhe se çifti nuk dukej i shqetësuar nga diferenca e moshës 24-vjeçare.

Ndërkohë, Casten Germann, i cili shkruan për futbollin gjerman për Fussballdaten.de dhe Sport Bild dhe që ka intervistuar disa herë Ballack, tha se marrëdhënia kishte ‘surprizuar’ mediat gjermane.

Ai tha: “Kur pashë Ballack për herë të parë dhe e intervistova, ai ishte një djalë shumë i turpshëm. Ai nuk kishte vërtet përvojë në marrëdhëniet me mediat dhe trajneri i tij përfundoi duke kontrolluar intervistat.

“Në atë kohë Gjermania nuk kishte idhuj të vërtetë në aspektin e futbollit, kështu që kishte një pritshmëri të madhe për të dhe ai shihej si një lloj djaloshi bukurosh dhe një yll në rritje.”

“Ai ishte shumë i pëlqyer nga femrat kur jetonte në Mynih dhe ishte magjepsës dhe tërheqës.

Aksidenti i djalit Emilio ishte një goditje e madhe për Ballack. Ai besohet se ka humbur kontrollin e biçikletës jashtë vilës familjare dhe ka përfunduar në një rrugë publike pasi ka rënë, raportuan gazetat. Mësohet se alarmin e ka dhënë gjyshja e tij.

Burimet thanë se Emilio kishte shijuar një barbekju familjare në vilë më herët në mbrëmje. Ai ishte duke pushuar atje me të atin, dy vëllezërit dhe prindërit e vetë Michael.

Trupi i pajetë i adoleshentit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në qytetin e Santiago de Cacem për vdekje. Ballack ende nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar.

(DailyMail/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb