Një moment i tmerrshëm është filmuar nga kamerat e sigurisë së një klubi nate në Argjentinë, ku një burrë i dehur pasi ishte dëbuar nga rojet, ka marrë makinën e tij dhe e ka përplasur me dashje në derën kryesore të godinës.

Ngjarja ka ndodhur në Buenos Aires dhe i plagosur rëndë ka mbetur një roje sigurie.

Mediat vendase raportojnë se 25-vjeçari Esteban Reyes, kishte pirë gjithë natën dhe u pa duke u grindur me një burrë përpara se incidenti të kthehej në një përleshje.

Dëshmitarët thanë për mediat lokale se Reyes ishte i mërzitur që u dëbua nga klubi nga rojet e sigurisë dhe iu drejtua drejt makinës së tij që ishte parkuar disa blloqe më tutje.

Një kamera vëzhgimi tregon një grup njerëzish që qëndrojnë pranë hyrjes së klubit të natës kur Reyes i jep gaz dhe i “fluturon” ata në ajër me makinën e tij.

Ai e goditi rojen Facundo Madariaga dhe e ngriti në ajër, ndërsa një grup rojesh sigurie e tërhoqën Reyes nga automjeti dhe e goditën disa herë me grusht duke e hedhur në tokë, për ta goditur më pas sërish disa herë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: