Një aksident i rëndë është shënuar në Britaninë e Madhe, ku për fat të keq, kanë humbur jetën 2 të mitur.

Mësohet nëna e fëmijëve, 4 dhe 10 vjeç, Mary McCann, ishte duke u kthyer nga një ditëlindje kur u përplasën me një kamion. Fatale ka rezultuar mosvënia e rripave të sigurimit nga fëmijët.

Nga ana tjetër, sipas “The Sun”, nëna e papërgjegjshme po ngiste me shpejtësi 115 km/h në një korsi ku shpejtësia e lejuar ishte 95 km/h.

Dhe më e keqja ishte se McCann drejtonte mjeti ne dehur, teksa pas testit të alkoolit ajo rezultoi se kishte një sasi prej 98 mg alkool për 100 ml gjak, ndërsa kufiri ligjor është 80 mg.

McCann u arratis për një javë dhe nuk u paraqit në Gjykatë për tu përballur me drejtësinë pas funeralit të fëmijëve të saj, ndërsa tani është burgosur dhe
është dënuar me 4 vjet e 1 muaj burg pasi u deklarua fajtore për shkaktimin e vdekjes nga drejtimi i pakujdesshëm nën ndikimin e alkoolit.

Ajo gjithashtu u ndalua të drejtonte makinën për shtatë vjet e dy javë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb