TIRANË

Një 32-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës me akuzën për mashtrim. Sipas burimeve zyrtare, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetases Marida Shehi, 32 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndërkohë policia e Tiranës ka referuar materialet ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. P., 59 vjeç, me detyrë Specialist i zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pasi dyshohet se nëpërmjet dokumentacioneve dhe formularëve të falsifikuar, ka tjetërsuar disa prona (toka buqësore) në fshatin Bastar i Mesëm, Zall-Bastar, Kamëz.

Po kështu u referuan materialet ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. B., 33 vjeçe, sepse nëpërmjet subjektit të saj duke falsifikuar dokumentacion dhe kontrata pune të disa subjekteve në shtetin e Kroacisë dhe Maltës, u premtonte shtetasve të ndryshëm se do t’i punësonte në sektorin e ndërtimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb