Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona, për vepra të ndryshme penale.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan u kap dhe ndalua shtetasja M. Z., banuese në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi””, bën me dije policia.

Po ashtu, Policia arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi “.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: