Kamerat e sigurisë kanë treguar momentin e tmerrshëm kur një grua qëllon brutalisht me thikë një tjetër në tren për plot 4 minuta ndërsa bërtiste: “Ik fli gjumë vajzë e vogël”.

Lisa Savage, 42, sapo ishte liruar nga burgu para se të kryente sulmin e tmerrshëm me thikë, dhe ditën e djeshme mori dënim të përjetshëm.

Pamjet tregojnë se si Lisa qëllon shoqen e saj Sarah Hayton me thikën që nxorri nga çanta.Ajo e la shoqen të shtrirë në gjak e më pas u largua qetësisht nga treni.

Ajo ndodhej jashtë burgut me leje pas 17 vitesh brenda për dënimin e përjetshëm që ka marrë pasi qëlloi me thikë ish-të dashurin e saj.

U mësua se Savage kishte planifikuar të shkonte në Uellsin Jugor për të goditur me thikë nënën e saj, pasi kishte dëgjuar se ajo nuk donte të dëgjonte më për të bijën.

  • foto galeri
  • foto galeri

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: