Në fillim të pushtimit, Putini dërgoi në Ukrainë njësinë speciale të mercenareve, të quajtur “Wanger”. Ata u dërguan atje për një mision të posaçëm: Të ekzekutojnë Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Sipas raporteve të fundit, nga kjo njësi janë shkaktuar mjaft humbje.

Qindra vdekjet mes grupit famëkeq të “Wagner Group” u zbuluan në një telefonatë të përgjuar në shtëpi të bërë nga një ushtar rus.
Në regjistrim, burri dëgjohet duke telefonuar gruan e tij dhe duke u ankuar se “njësia elitare” ishte shkatërruar dhe trupat e tyre ende nuk dihen ku janë.

“Kemi pasur shumë humbje. Qindra mercenarë kanë vdekur, është situatë kaotike”, mësohet të ketë thënë ushtari.

Kujtojmë se njësia “Wanger” është themeluar në vitin 2014 nga Dmitry Valeryevich Utkin, një veteran i forcave speciale të luftës së parë dhe të dytë çeçene.

Burimi: Mirror

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb