Fermeri nga fshati Kutalli në bashkinë Dimal Arben Dyli ka hedhur sot poshtë qindra kuintalë prodhim të serave të tij.

Gjithë prodhimi i kastravecëve është hedhur prej tij në shesh-depozitimin e plehrave në zonën e quajtur “Qafa e Sqepurit”.

Në videot e siguruara nga vetë fermeri Arben Dyli që disponon gjithashtu edhe një nga pikat më të mëdha të grumbullimit në këtë zonë, duket qartë momenti i ngarkimit të mallit të kalbur nga ana e punëtorëve.


Gjatë hedhjes së prodhimit, dëgjohet duke folur vetë fermeri Arben Dyli, i cili akuzon shtetin për këtë dëm të madh që po i shkaktohet fermerëve që po falimentojnë nga dita në ditë pasi puna dhe mundi i tyre po përfundon në koshat e plehrave për shkak të mungesës së tregut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb