Ish-arbitri shqiptar i futbollit maqedonas dhe atij ndërkombëtar, Bekim Bauta, ka humbur fatkeqësisht jetën ditën e sotme.

Sipas informacioneve nga mediat fqinje, Bauta vuante prej kohësh nga sëmundje e rëndë dhe nuk ia doli të kurohej plotësisht.

Ai ushtroi detyrën si arbitër anësor në futbollin maqedonas dhe atë ndërkombëtar. Bauta ishte prej vitesh arbitër i UEFA-s. Në rang ndërkombëtar, 58-vjeçari gjykoi në 13 sfida (eliminatore të Kupës UEFA, ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës, Europian, etj).

Përveç kontributit në futboll, Bekim Bauta ka ushtruar dhe funksionin e anëtarit të Këshillit Komunal të Strugës.

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta u dha nga familja e Bautës./panorama sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: