Sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” u rrëfye një 50-vjeçare nga Dibra, e cila tregoi kalvarin e gjatë të vuajtjeve të motrës së saj 44-vjeçare. Gruaja bëri apel për ndihmë dhe kërkoi ballafaqim me kunatin, pasi ky i fundit pas 14 vitesh martesë e ka braktisur të motrën dhe e ka lënë në “qiell” të hapur.

“Sa herë vinte motra në verë, ishte e mërzitur, por neve nuk na shfaqte asgjë. Ajo mendonte që të mos u krijonte shqetësime vëllezërve dhe arriti deri atje sa i bëri dëm vetes. Kur shkova atje ku jetonte motra, çuditesha si jetonte e izoluar. Burri ishte autoritar, ajo thoshte vetëm ‘po’ dhe ‘jo’. Ajo kishte marrë rrobat kishte prerë biletën dhe erdhi. E pritem unë dhe motra në Rinas, ishte e prerë, nuk thoshte asgjë.

Motra e madhe me mamin u nis që të shkonte në Kamëz t’ju thoshte njerëzve të tij për atë që kishte ndodhur, por ai telefonoi motrën dhe tha që s’kishte punë me ta. Në Itali motra e ka denoncuar 3 herë dhunën, herën e fundit që ka ardhur ka qenë jashtë normalitetit. Kunati nuk pranonte të fliste për dhunën, një gjë të vogël na thoshte ju e bëni të madhe. Ai thoshte se motra ime bën vetë ashtu, ankohet, ai nuk e bënte asgjë.

Kunati më ka marrë në telefon dhe më ka thënë “unë jam ndarë nga motra jote, me mua s’ka punë më”. Unë nuk fajësoj njerëzit e kunatit, por atë vetë, ata ndoshta nuk kanë pasur dijeni fare”, tha ajo.

E motra jeton aktualisht në Itali, por kjo e fundit nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë telefonike rrëfeu vuajtjet e shumta të martesës së gjatë, nga e cila doli e mundur fizikisht dhe mendërisht. Gruaja është kuruar disa herë nga depresioni në Itali. Ish-bashkëshorti ka kryer divorcin dhe përpara se të ndërmerrte këtë hap është siguruar që pasuria e vendosur në martesë të kalojë në emër të familjarëve të tij, në mënyrë që gruaja të mos përfitonte asgjë nga ndarja.

Preteksti, sipas motrës së 44-vjeçares, që kunati ka gjetur për t’i dhënë divorcin është akuza që ky i fundit ka ngritur kundrejt motrës së saj është sikur kjo e fundit kishte njohur dikë tjetër. Aktualisht, ai ka krijuar një tjetër familje, por motrat duan të përballen me të.

Bardha: E kam denoncuar edhe te policia italiane dhunën e burrit, nuk kam pasur asnjë lidhje me shtetasin italian, ishte shoku i tij kaq.

Motra: Njerëzit e burrit tënd erdhën në shtëpinë tonë dhe na thanë që t’i ishe martuar me italianin.

Bardha: Jo nuk është e vërtetë. Jetoj në Milano, por që nga ndarja me bashkëshortin nuk jam mirë me shëndetin dhe po kurohem. Jam e paaftë për të punuar, tani bashkëjetoj me një shtetas italian. Ndarjen e kemi bërë bashkë me ish-burrin, sepse ai kishte avokat, ndërsa unë s’kisha mundësi.

Motra: Unë si motër dua të di të vërtetën, neve na kanë ardhur 3 veta në shtëpi dhe na kanë thënë që motra juaj është martuar me italian, motra ime e mohon këtë gjë tani dhe s’e kam idenë. Unë dua që ish-kunati të paguajë dëmin që ka shkaktuar, të na dalë neve para dhe të pranojë atë që ka bërë dhe të kërkojë falje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb