TIRANË

Ka qenë emision i vështirë sot për gazetaren dhe moderatoren e emisionit “Me zemër të hapur” në Neës24 Evis Ahmeti. Historia e torturave çnjerëzore, në kufijtë e dhimbjes ekstreme të një 39-vjeçareje, nënë e tre fëmijëve i ka prekur të gjithë të pranishmit në studio. Por ajo që i ka indinjuar së tepërmi ka qenë sjellja e prokurores, e cila ka pushuar çështjen ndaj burrit dhunues, duke e lënë sërish gruan në duart e tij që për një javë më pas e ka dhunuar në mënyrë të vazhdueshme atë dhe fëmijët e saj.

Pas denoncimit të parë të dhunës, një prokurore në Durrës e ka pushuar çështjen në ngarkim të bashkëshortit të Lindita Hoxhës dhe madje e ka kërcënuar gruan se nëse nuk kthehet në shtëpi me të do ta fusë në burg për dëshmi të rreme. Kjo gjë e rrëfyer nga vetë Lindita ka indinjuar moderatoren Ahmeti por edhe avokatët e psikologen në studio, e cila e ka pyetur prokuroren se si ndihet.

Avokatja
Avokatja

“Dua të falënderoj policinë e Kamzës që ka reaguar në kohë reale, shefin e komisariatit, zonjën që të ka shkëputur nga dora e dhunuesit. Të gjithëve këtyre personave një falënderim. Ndihem në faj sepse u bëre pjesë e kësaj studioje dhe të gjitha institucionet u vunë në lëvizje. Por ka dhe nëpunës shteti si puna e asaj prokurores së papërgjegjshme që e fali bashkëshortin tënd dhe i them: Si ndihet kjo prokurore kur dëgjon këtë rrëfim që e ka falur atë dhunues vetëm 24 orë para se ai ta dhunonte për herë të fundit. Dhe ai zotëri kryen 2 vjet heqje lirie zonja prokurore.
Ti ke thënë që të gjitha mesazhet, telefonata, si ndihesh sot si grua para këtyre torturave për një javë rresht, kur kjo grua është dhunuar, masakruar dhe i është hequr nga duar e burrit nga një tjetër zonjë për fat të mirë. Ky zotëria që ti ke mbrojtur vite më parë sot e kërcënon dhe nga ambientet e izolimit. Si ndihet kjo zonja? Nuk e di a e ka kaluar vettingun kjo zonjë?”, deklaroi Ahmeti.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb