TIRANE- Rastet e dhunës në familjet shqiptare tashmë janë kthyer në fenomen. Në një kohë kur në shumicën e rasteve kryesisht viktimat e dhunës janë femrat, ndryshe është regjistruar këtë herë.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se 38-vjeçari me inicialet G.S., ka denoncuar ish-bashkëshorten për dhunë, shtetasen me inicialet M.Xh., ndërsa ka kërkuar dhe urdhër-mbrojtje.

Materialet u referuan Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb