Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo e cila prej më shumë se 6 muaj është në frontin e luftës ndaj COVID-19, ka publikuar një mesazh prekës për të bijën, e cila sot kishte ditëlindjen.

Çomo zbulon se mungoi në festën e ditëlindjes së saj, duke e lënë vetëm atë bashkë me babain e saj.

Doktoresha shkruan se e di që e bija Greis Çomo, u trishtua nga ky fakt, por ajo mendoi që duhet t’i shërbejë pacientëve në spitalin e Infektiv me COVID-19, duke mos patur kohë të shkojë as edhe një orë në ditëlindjen e së bijës.

STATUSI NGA NAJADA ÇOMO

Zemer,, e di qe u trishtove, qe nuk erdha, edhe per 1 ore ne festen per ditelindjen tende qe eshte me e bukura per mua,por e mbyllur ne dhome vetem, sigurisht me lot, plot,
Mendova qe duhet ti sherbej pacienteve Covid, Ju lashe vetem e di,, ty edhe babin,,,
E bukur , Greis, Vetem Vite te Bukura, te uroj ne Jete,, ❤️❤️❤️??? Mami te do Shume ?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb