Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur këtë të diel, rreth 11:00, Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar të partisë së tij.

Mbledhja po zhvillohet në selinë blu dhe në fokus të diskutimeve janë zgjedhjet dhe aksioni opozitar, që pritet të nisë në muajin tetor. Burime brenda mbledhjes i thanë gazetarit të “BalkanWeb”, Osman Stafa, se kreu i PD, Lulzim Basha, ka kërkuar intensifikim të aksionit opozitar.

“Zgjidhja e krizës janë zgjedhjet e parakohshme. Aksioni opozitar do të intensifikohet, gati për protesta. Ritmi i punës në terren duhet të rritet. Alternativa është duke u përgatitur”, mësohet të jenë disa nga porositë e para që Basha iu ka dhënë të tijve.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb