TIRANE- Tashmë e diela pa makina do të kthehet në një ritual të përjavshëm në kryeqytet. Sipas Bashkisë së Tiranës, kjo nismë synon sensibilizimin e qytetarëve për të ndotur sa më pak mjedisin ku jetojmë por edhe për të bërë një jetë më aktive.

Por ndërsa në qendrën e Tiranës do të mungojë zhurma e makinave, do të jenë të shumta aktivitetet e organizuara nga bashkia e kryeqytetit, për ta kthyer të dielën në një ditë festive. Ditën e sotme, kryebashkiaku Erion Veliaj ka shpërndarë në rrjetin social ‘Facebook’ nga qendra e Tiranës, një foto të një organizimi, ku duken qytetarë ulur në rrugë.

Bashkia njoftoi dje se ky ritual do të vazhdojë deri mbylljen përfundimtare të sheshit “Skënderbej”, i cili do të vijë pas një viti me një pamje krejt të re.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: