E diela e 11 marsit ka sjellë diell dhe atmosferë pranvere. Temperaturat e ulëta dhe ditët me shi duket se u larguan për t’i lënë vendin motit me diell. Por parashikimet e sinoptikanëve tregojnë se ende nuk ka ardhur pranvera, pasi duke filluar nga dita e nesërme do nisin reshjet e shiut.

Sipas Meteoalb, shirat pritet të fillojnë mëngjesin e së hënës, për të vijuar deri ditën e enjte, e cila parashikohet të jetë e kthjellët. Ndërsa të premten do të ketë një rifillim të reshjeve.

Temperaturat parashikohet të kenë një rënie të lehtë.

Capture

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: