Natalya Sindeeva dhe Vera Krichevskaya, autoret e  dokumentarit “Tango me Putinin” kanë rrëfyer për “The Times” se si Kremlini ndaloi stacionin e tyre televiziv dhe fshiu të gjithë arkivin e tij përpara se të detyroheshin të largoheshin nga vendi.

Dokumentari përshkruan përplasjet e kanalit të pavarur rus të lajmeve Dozhd me Kremlinin, shpesh për mbulimin e tij të pafiltruar të Ukrainës.

Megjithatë, që nga pushtimi dhe futja e ligjit të Putinit për “lajmet e rreme” (dënime me 15 vjet burg për promovimin e lajmeve jo të sanksionuara nga shteti) punonjësit dhe mbështetësit e Dozhdit janë bërë objektiva të regjimit.

Stacioni u mbyll më 4 mars dhe një pjesë e madhe e stafit u largua nga vendi për sigurinë e tyre. Krichevskaya ndodhet diku ne Angli nderkohe pronarja e Dozhd, Natalya Sindeeva, nuk e ka zbuluar vendndodhjen e saj.

Sindeeva, 50 vjeç thotë:

“Unë jam duke u përgatitur për fat të keq për shumë vite për këtë. Dje mendova se sa vjeç do të bëhem kur të mund të kthehem atje. . .”

Dokumentari sjell nje rrëfim te mënyrës se si funksionon propaganda e Putinit. Lidhur me gjestin qe gazetarja Ovsyannikova beri duke ngritur pankartën “Jo lufte” duke u bërë një heroinë për Perëndimin, ajo ka rezerva.

 “Nga njëra anë ishte vërtet një akt i guximshëm dhe heroik. Por deri para dy ditësh ajo kishte shumë e shumë vite që punonte në një makineri propagandistike. Dhe ajo e dinte se çfarë po ndodhte, si dhe shumë kolegë të saj që ende po bëjnë propagandë. Dhe për shkak se ata të gjithë nuk bënë asgjë për kaq shumë vite, ata na ndihmuan që të arrijmë në këtë pikë tani. Të gjithë duhet të mendojnë për rrethanat e tyre personale. Shumica e njerëzve kanë familje, fëmijë etj. Hap pas hapi ne u përpoqëm të ndihmonim të gjithë ata që kërkonin një mënyrë për t’u larguar. Por shumë njerëz mbetën pas. Ne të gjithë përpiqemi të flasim me njëri-tjetrin çdo ditë në internet dhe përpiqemi të mbështesim njëri-tjetrin.”

Sindeeva ka një djalë 20-vjeçar dhe një vajzë 13-vjeçare, dhe vendndodhja e tyre nuk është e ditur. Bashkëshorti i saj, Aleksandër Vinokurov, një ish-bankier me të cilin ajo ngriti Dozhdin dhe nga i cili është ndarë së fundmi, ka qëndruar në Moskë.

Filmi përshkruan gjithashtu trajtimin e Sindeeva për kancerin e gjirit në fillim të vitit 2020.

“Unë shikoj nga e ardhmja. Nuk kam kapacitet të përpunoj dhe të analizoj atë që na ka ndodhur. Dhe kështu përqendrohem tek e nesërmja. Jam plot energji dhe ide se si ta shpëtojmë skuadrën dhe si të rinisim veten. Unë jam sërish, sot, plot optimizëm dhe besoj se do të jemi në gjendje të rindërtojmë të nesërmen tonë.”

“Shumë njerëz janë larguar nga vendi. Ata kanë lënë gjithçka pas miqtë, familjet, pronat, gjithçka. Dhe nuk janë vetëm gazetarët. Ka mjekë dhe njerëz të IT që, si ne, kanë lënë gjithçka. Dhe ka nga ata që nuk mund të largohen, por kanë të njëjtat vlera. Dhe ne duhet t’i bashkojmë të gjithë, ata që janë larguar, që nuk mund të largohen, që janë brenda, që janë jashtë. Sepse ne të gjithë ndajmë të njëjtat vlera themelore. Ne e vlerësojmë lirinë dhe të gjithë duam të mbetemi qenie njerëzore.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: