Një nga adresat më të famshme në botë ndodhet në Washington. Natyrisht, bëhet fjalë për adresën 1600 Pennsylvania Avenue North West, ku është e vendosur Shtëpia e Bardhë, bosët e së cilit nga kjo e premte janë anëtarët e familjes Trump.

Shtëpia e Bardhë, logjikisht, ka rregullat e veta, e duke pasur parasysh nivelin e sigurisë dhe konfidencialitetit në pothuajse çdo gjë që ndodh atje, është e qartë se për shumë gjëra duhet përdorur kode të veçanta, shkruan Sun.

Që kur Shtëpia e Bardhë u bë rezidenca e presidentit me John Adams në 1800, detaje për brendësinë e saj dhe sekrete kanë dalë herë pas here dhe ato janë aq interesante pasi janë shpesh të pazakonta.

Ka një kod që presidenti i ri, Donald Trump, duhet ta thotë në momentet e intimitetit me Zonjën e Parë, Melania.

Me një orar të plotë dhe të detajuar 24/7 të sigurisë, ka shumë pak momente intime mes Presidentit dhe Zonjës së Parë.

Pra, edhe kur Donald të ketë nevojë për pak kohë me gruan e tij, sipas ish-ndihmësit, nënadmiralit Stephen Rochon, Shërbimi Sekret ka një kod të veçantë.

Presidenti merr emrin e koduar “Renegade” (tradhtar, rebel), Zonja e Parë është ‘Renaissance’ (Rilindja) dhe ‘koha produktive’ është quajtur si ‘diskutim i problemit boshnjak’, raporton The Sun.

Fjala është për të njëjtin kod të përdorur nga Barack Obama: diskutimi për problemin e Bosnjës. Pra, Trumi mund të mos jetë në dispozicion të bashkëpunëtorëve, sepse me gruan është duke diskutuar problemin e Bosnjës. “Renegade nuk mund të shqetësohet tani. Ai dhe Rilindja po diskutojnë problemin e Bosnjës”. Kështu së paku thotë këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Rochon.

Një tjetër sekret është qendra tregtare nën Shtëpinë e Bardhë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb