NGA AURORA GOLEMI

DURRES– Shqipëria vijon gjithmonë e më shumë të jetë një magnet që tërheq turistët e huaj, të cilët pak ose aspak e njohin vendin e vogël në brigjet e Adriatikut. Mjaft media të huaja që dikur flisnin për një vend komunist, të izoluar e të varfër, me njerëz të paushqyer e të veshur keq, sot i bëjnë jehonë turizmit në Shqipëri, një promovim që mesa duket ka ndikuar në rritjen e numrit të vizitorëve të huaj.

Ka mjaft turistë të cilët janë të dyzuar teksa bëjnë valixhet për të ardhur në Shqipëri, por me të zbritur në “këtë cep të Ballkanit” ata surprizohen, sepse ajo që shohin nuk përputhet me atë që kishin dëgjuar e përfytyruar.
Kjo kuptohet lehtë teksa i dëgjon të shprehen për Shqipërinë, për Shqipërinë që njihnin më parë, dhe atë që njohën kur e prekën vetë. Turistët nordikë që pushojnë te “Prestige Resort” thonë janë njohur me vendin tonë vetëm nga kronikat e televizioneve të tyre.
prestige5
Ata pranojnë se Shqipërinë e identifikonin me komunizmin apo më keq akoma, me një vend të mafies dhe mafiozëve. Sot ata qeshin dhe shprehen se në fakt Shqipëria është një projeksion ndryshe nga ajo çka dinin për të.

“Në lajmet e vendit tim nuk para dëgjoj shumë lajme për Shqipërinë. Gjëja e vetme që kisha dëgjuar ishte për mafien. Më vjen keq. Por absolutisht po e konsideroj të kthehem serish këtu në këtë resort, që më pëlqen shumë, është më i miri në këtë vend. E zgjodha se dukej kaq i ri, panorama që ofron, është i pastër dhe komod. Ushqimi është i shijshëm, dhe dhomat janë me kushte shumë të mira dhe tepër të pastra. Kur të kthehem në shtëpi, do u them miqve shkoni patjetër në Shqipëri. Ia vlen”, thotë një turist.
prestige6
“Shqipëria ishte surprizë, pasi gjithçka është kaq ndryshe nga ç’e kisha imagjinuar. Ne nuk dëgjojmë shumë lajme në Norvegji për vendin tuaj, por e dimë që keni pasur probleme në të kaluarën, si për shembull vite më pare dëgjonim për komunizmin, por tani është ndryshe. Tani e shohim që nuk është komunizëm. Me këtë që pashë e përjetova unë, dua të kthehem sërish këtu. Madje kemi planifikuar edhe një vizitë në qytetin e Vlorës, agjencia jonë ‘Apollo’ na ka planifikuar edhe një shëtitje me safari”, shprehet një tjetër.

“Jam nga Norvegjia. Deri tani impresionet e para janë shumë të mira. Me thënë të drejtën nuk prisja ndonjë gjë të madhe, duke marrë parasysh se Shqipëria ishte një vend komunist. Nuk prisja kaq shumë….”, thotë turisti nga Norvegjia.
prestige4
Ndryshe nga hotelet apo resortet përreth në “Prestige Resort” pushuesit kanë mundësi të zgjedhin mes tre pishinave, dy prej të cilave janë me ujë të ëmbël, ndërsa e treta me ujë deti, duke e sjellë Adriatikun vetëm pak metra larg dhomës së gjumit.

Pushuesit nordikë kanë mbetur të mrekulluar që kanë zgjedhur të pushojnë pikërisht në “Prestige Resort”, i cili është i pozicionuar pranë detit, nën hijen e pishave, me një panoramë mbresëlënëse. Ata thonë se do të rikthehen serish me më shumë miq.
prestige54
Një turist thotë se: “Resortin nuk e prisja që të ishte kaq afër me detin, kisha idenë se do ecnim në këmbë, por resorti është ngjitur fare me detin. U surprizova shumë kur e pashë. Dhomat janë të mira. Ushqimi e vërtet i shijshëm, petullat më pëlqyen”.
prestige54
Ndërsa një tjetër shton: “Unë jam nga Suedia, por jetoj në Norvegji. Kam qenë para 5 viteve në Shqipëri. Para se të vija këtu e dija që bregdeti juaj është i mahnitshëm, ketë përshtypje kisha kur zgjodha të pushoja këtu. Por është më bukur, është perfektë, është si një parajsë. Përshtypjet për ketë resort i kam shumë të mira, ka disa pishina sidomos kjo për fëmijë. Më pëlqen që nuk është e mbipopulluar me njerëz, ka qetësi”.
prestige7756
“Nuk prisja që turizmi të ishte kaq i zhvilluar duke patur parasysh se Shqipëria nuk ka shumë kohë që e zhvillon atë. Këtu hoteli është shumë herë më i madh dhe modern sesa e kisha menduar. Mendoj se do të kthehem sërish, madje me shumë miq me vete, sepse do t’iu them që Shqipëria ia vlen të vizitohet”, shprehet turisti.

“Për vendin tuaj nuk kisha dëgjuar më parë, prandaj kisha interes të vija këtu. ‘Prestige Resort’ është shumë i mirë. Nëse e krahasojmë me hotelet e tjerë këtu pranë, mund të them që është më i miri. Miqve dhe të afërmve do u them të vijnë se është shumë ndryshe në krahasim me shtetet e tjera ku kemi kaluar pushimet”, thotë një tjetër.
prestige22
Teksa relaksohen pranë pishinave e pishave gjysmëshekullore, turistët thonë se cilësia dhe shërbimi bëjnë diferencën në “Prestige Resort”, pasi stafi i kualifikuar i kushton rëndësi të veçantë çdo detaji.

“Vetëm e kishim dëgjuar se keni një bregdet të bukur dhe tani po e shohim vetë. Ne po qëndrojmë në ‘Prestige Resort’, është një eksperiencë e bukur. Padyshim që do të rikthehemi këtu”.
prestige665
“Është më bukur sesa e kisha imagjinuar, pishina, deti, hoteli, të gjitha janë në perfeksion. Dhomat janë kaq të pastra e të rregullta. Kur të kthehem do u sugjeroj njerëzve që njoh të vijnë ta vizitojnë e të mos stepen nga ato çfarë kanë dëgjuar për Shqipërinë”.

“Na pëlqen këtu është një hotel i mirë dhe me pishina për të rritur dhe fëmijë, madje njëra është me ujë të kripur. Mjafton të zgjedhësh, është kaq afër me detin. Këtu të ofrohet gjithçka. Moti është i mirë, birra është e mirë. Kjo është birra Korça, një birre autentike shqiptare, vërtet e shijshme”.
prestige5443
Sapo këmba ka shkelur në super resortin “Prestige”, në zemër të Golemit, atje ku nxehtësia e diellit freskohet nga hija e pishave dhjetëvjeçare, turistët konsiderohen miq të resortit.

“Prestige Resort” është një oaz qetësie e argëtimi, të parët që i besuan emrit të resortit, ishin miqtë e largët të vendeve nordike, turistët elitarë që vijnë nga vende si Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka, të cilët kanë ardhur përmes agjencive turistike prestigjioze si ‘Apollo’ dhe ‘Der Turistik’ për të njohur një Shqipëri tjetër”.

Pushuesit nordikë janë të kuriozuar nga historia dhe natyra e Shqipërisë, përveç detit ata duan të përjetojnë edhe eksperienca të tjera në mal, duan të vizitojnë qytetet e lashta, e pse jo edhe të shijojnë pasditeve jetën e gjallë të Tiranës.
prestige4333
Resorti krenohet me dhomat e bollshme, bashkëkohore e komode, duke u bërë një zgjedhje e shkëlqyer për pushime ideale. “Prestige Resort” në Golem, është një nga resortet e rezervuara deri në vitin 2020 nga turistët nordikë.

Turistët janë ambasadorët më të mirë të vendit, që do të kthehen në vendin e tyre me mbresa më të mira nga “Hirushja” e bregdetit shqiptar edhe këtë sezon veror.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb