Sam Bankman-Fried, pronari i firmës FTX e cila shërbente si një “exchange” kriptomonedhash, iu lut investitorëve për 4 miliardë dollarë për të shpëtuar firmën, ndërsa ai pranoi se kishte shkaktuar një problem të madh.

Manjati i teknologjisë me një pasuri prej 16 miliardë dollarësh, pjesa më e madhe e së cilës është zhdukur nga kriza në kompaninë FTX.com, e bëri kërkesën të mërkurën, disa orë përpara se rivali Binance të tërhiqej nga një marrëveshje për blerjen e kompanisë.

Bankman-Fried tha në thirrjen me investitorët se FTX.com kishte nevojë për 4 miliardë dollarë për të qëndruar në treg, tha një burim për Bloomberg, të cilët raportuan se ai u tha atyre se ai ‘i rezistoi’ dhe do të ishte ‘jashtëzakonisht, jashtëzakonisht mirënjohës’ për një mundësi të dytë.

Problematika në kompaninë FTX është e lidhur me një ‘krizë likuiditeti’ pasi përdoruesit tërhoqën 6 miliardë dollarë në 72 orë deri të martën në mëngjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb