U përfol se do të ishte një përforcim i Tiranës dhe lajmi i kalimit të tij te skuadra bardheblu ka trazuar jo pak ujërat në të dyja gjysmat e kryeqytetit, me atë bardheblu që fërkonte duart dhe me atë të kuqe që nuk u besonte syve.

Por pas trazirës u rikthye qetësia. Emanuel Mensah nuk do të lëvizë nga Partizani, ndonëse në konferencën e fundit për shtyp, trajneri Ardian Mema pranoi se kishte biseduar dhe kishte mbyllur akordin me lojtarin e të kuqve.

51026331 606844859757177 8937875368732262400 N

Për t’i vënë kapak kësaj amullie ka menduar vetë mesfushori ganez, që ka postuar në profilin e tij në Instagram një foto nga stërvitja e fundit me skuadrën dhe ku shkruan “PMTP”, ose ndryshe “Përjetë me ty Partizan”, shprehje kjo e përdorur gjerësisht nga fansat e kuq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb