Avokati Erald Aga, i ftuar në rubrikën “Koha për t’u zgjuar” në News 24 deklaroi se e drejta për të protestuar është themelore. Aga theksoi se çdokush mund të protestojë, mjafton që të njoftojë rajonin e policisë.
Avokati vlerësoi se “kundërshtimi i punonjësve të policisë” është një vepër penale edhe absurde, pasi efektivi duhet ta vërtetojë me pamje filmike vepër penale. Ai u shpreh se sugjeron qytetarët që të jenë gjithmonë me celular në dorë, të filmojnë gjithçka, që të ketë transparencë.
Avokati Erald Aga: E drejta për të protestuar është një e drejtë themelore kushtetuese. Gjykata Kushtetuese vendosi që të protestosh është e drejtë themelore. Ka ligj për tubimet. Mjafton të njoftosh rajonin e policisë dhe mund të protestosh. Njoftimi bëhet 48 orë ose 24 orë përpara se të protestosh, në mënyrë që policia të marrë masa. Çdo veprim tjetër që bën policia është joligjore. Kemi parë lajme që u kapën protestues, që thuhet se ka kundërshtuar punonjësit e policisë. “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” është një vepër penale absurde dhe e vetmja gjë për ta provuar është ta filmosh veprimin. Polici duhet ta vërtetojë se po kundërshtohet.
Fjala e policit nuk është e vlefshme. Edhe kur bëhet kontroll i makinës, qytetari duhet të thotë që unë do filmoj e do marr një dëshmitar. Kjo, pasi ka polic që mund të fusë një send të paligjshëm. Prokurori është ai që bën hetime, OPGJ thjesht zbaton urdhrat e tij. Dyshimi mund të ngrihet nga polici, është prokurori ai që vendos, ai firmos fletë-arresti. Unë them që celularët duhet të jenë të ndezur gjithmonë nga ana e qytetarëve.
(Balkanweb)