Ardian Bujupi, këngëtari shqiptar me famë në Gjermani e Zvicër, ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush Luan. Teksa tregonte për albumin e tij të fundit “Rahat”, Ardiani u pyet nëse dikush i kishte rrëmbyer zemrën.

Ardiani u pyet se si e ka emrin “Zhulieta” e tij dhe ai nuk është menduar dy herë, ndërsa ka përmendur emrin e Sabrines. Këngëtari tha se janë ndarë, por se ai vazhdon ende ta dojë.

Lidhja e tij me Sabrine u zbulua pak muaj më parë, por që ai e mohoi.

Sabrine Khan ka qenë protagnosite në klipin “Modela” të këngëtarit. Ajo është e famshme në Gjermani ku njihet si kërcimtare nga videot që publikon në Youtube.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb