“Unë e dua ekipin tim, më pëlqeu gjithçka, por ekipi që kishim përballë nuk janë rastësisht kampionët e Italisë, janë një skuadër e shkëlqyer që luan shumë mirë në kundërsulm dhe që mbrohen mirë”. Me këto fjalë e nisi Pep Guardiola konferencën për shtyp duke shtuar:
“Kemi luajtur më mirë se sa në finalen e Stambollit. Në pjesën e dytë kishim të paktën 4-5 raste për gol, ndërsa ata vetëm një rast në fund me Lautaro. Nuk kishte asgjë që nuk më pëlqeu në këtë ndeshje. Jam shumë i lumtur që mund të sulmoj me 11 lojtarë, të gjithë sulmojnë, mbrojnë, rikuperojnë topa. Në nivele të tilla nuk mund të krijosh 20 raste për gol, në krijuam 5, luajtëm mirë, por nuk fituam”, u shpreh Pep Guardiola pas ndeshjes.
Gotën gjysmë plot e sheh edhe Simone Inzaghi pas këtij barazimi pa gola në “Etihad”: “Djemtë u treguan të zotë, punuan mirë të gjithë së bashku, nuk munguan as rastet për gol. Çfarë na mungoi? Në 30 metrat e fundit duhet të punojmë më mirë, të kemi më shumë teknikë”, u shpreh Inzaghi, duke u ndalur më pas te zgjedhja e tij për të lënë në stol Lautaro Martinez:
“Unë vendos në bazë të asaj që shoh në stërvitje, nuk ka të bëjë me rotacionin. Derbi? Do të jetë një ndeshje e ndjeshme, si gjithmonë, mbi të gjitha për tifozët. Mund të jetë edhe Dimarco, po rikuperon mirë”, u shpreh trajneri i Inter në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)