“E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!”. Ky ka qenë mesazhi i presidentit Ilir Meta nga lumi i Vjosa.

Duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, kreu i shtetit theksoi se Vjosa është një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që sipas tij arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot.

MESAZHI I METËS
Me ekipin e paparë të çunave të “Vjosa Rafting Albania” dhe “Vjosa Explorer”.
E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!
Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot! ??
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: