TIRANË

Detaje të reja zbardhen nga krimi që tronditi Tiranën këtë mbrëmje, ku u vra me armë zjarri 28-vjeçari Vilson Tafçiu.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” nga vendngjarja se viktima ka qenë duke konsumuar një kafe në një nga lokalet më të frekuentuara në zonën e Astirit, kur është thirrur nga një person ende i paidentifikuar.

Sapo 28-vjeçari ka dalë jashtë, është qëlluar disa herë me plumba dhe për fat të keq nuk ka mundur të mbijetojë, ndërkohë që autori është larguar menjëherë.

Siç raporton për “BalkanWeb” gazetarja Klodiana Lala, dyshimet e para janë se ngjarja lidhjet me të shkuarën kriminale të viktimës, i cili rezulton se është deportuar më parë nga autoritetet franceze.

Tafçiu rezulton se ka shkuar në Francë më 7 mars 2018 dhe vetëm një javë më pas, më 12 mars, është arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Autoritetet franceze e kanë dënuar me një vit burg, prej ku ka bërë 8 muaj paraburgim dhe më 6 nëntor 2018 është deportuar në Shqipëri.

Gjithashtu, gazetarja Lala thekson se Tafçiu ishte akuzuar pak vite më parë për trafikun e 200 kg kanabis, dhe kjo është një tjetër pistë, ku po heton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb