Pas babait, edhe e ëma e Klement Pepajt, njërit prej tre të zhdukurve në Malësi të Madhe, rrëfen momentet e fundit me të birin.

E ëma tregon për media se djali i saj ka dalë për të pirë një kafe dhe se do të kthehej sërish në shtëpi, por nga ai moment ajo nuk e ka parë më të virin.

“Siç ishte në shtëpi me një xhup me mëngë të shkurtra u nis për në qendër. I thashë “Kel apo e merr mam xhupboxin me vete?” Më tha “jo, se po dal të pi një kafe dhe po vij”. Më tej nuk e kam parë më”, tregon nëna e Klementit.

Pyetje: A ka shfaq djali ndonjë nervozizëm?
E ëma: Jo, jo asgjë.

Pyetje: Policia çfarë tha?
E ëma: Ne nuk dinim gjë, vetëm kur na erdhi në 3 të natës. Na pyeti ku është Keli, atë natë nuk kishim as drita. Ne u ulëm me fjet, ai menduam se mund të vinte një fije më vonë. Kur shoh, nuk ishte aty djali. Na morën në rajon të policisë, treguam çfarë dinim. Ne nuk e kemi thirrur policinë, pasi nuk e kemi ditur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb