Me dy gishta dhe qafë të fashuar, e shtrirë në krevatin e spitalit pas operacionit, është imazhi që BalkanWeb ka siguruar nga efektivja e plagosur sot gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re tek Parlamenti kundër prishjes së banesave të tyre.

Gjatë përplasjes me banorët, efektivja 24-vjeçare e Forcave Shqiponja, Ina Nuka, u largua nga vendngjarja me ulërima e ndihmuar nga kolegët e saj në pritje të ambulancës.

Sipas dëshmive për BalkanWeb, një kapsoll i hedhur në qafën e Nukës dhe përpjekjes e saj për ta hequr me duar në kohë, bëri që efektivja të humbte 2 gishta.

Ina Nukaa
Ina Nukaa

Por suportin për punën e saj, Nuka nuk e ka marrë edhe nga radhët e opozitës dhe kjo për shkak të një fotoje ku duket ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi me një efektive policie, e cila në fakt është një tjetër.

Në këtë kohë, Ina Nuka po i nënshtrohej një operacioni tek Spitali i Traumës për plagët e marra.

“Duke i thene te shkuara, le te keshillojme ndrikullen me uniforme te ruaj gishtrinjte sepse meqe nuk i ka humbur do ja vjedhin hajnat per hir te vijes se kuqe!,” shkruajti Berisha pak më herët në një postim në Facebook të cilin e fshiu më vonë.

Nika ka punuar në Patrullë të përgjithshme dhe 6 muajt e fundit ka kaluar me Forcat Shqiponja. Me heret ka studiuar tek Universiteti i Sporteve

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb