Këngëtarja shqiptare Blerina Balili për herë të parë ka ndarë disa detaje nga jeta personale që i kishte ruajtur me fanatizëm.

Balili tregoi se familjarët e fejuan në moshën 13-vjeçare e një vit më vonë partneri “e rrëmbeu”, siç ndodhte në atë kohë.

“Unë s’ jam dashuruar. Në moshën 13-vjeçare më fejuan, pas një viti më rrëmbeu dhe kur isha 15 vjeç u bëra nënë për herë të parë. Në atë moshë ke nevojë për mësim. S’dija asgjë dhe mësova nga të tjerët. Kanë qenë situata të vështira, jetë shumë e vështirë. Jetoja me vjehrrën dhe vjehrrin në fillim, pastaj ikëm në Greqi për një ekonomi më të mirë. Kur isha 25 vjeç, solla në jetë djalin e dytë”,- u shpreh ajo në “Ftesë në 5”.

Balili, po ashtu, rrëfeu për herë të parë se është divorcuar dhe se ndarja erdhi menjëherë pas lindjes së djalit të dytë. Ajo tha se, pavarësisht të gjithave, është bërë gjyshe në moshën 40-vjeçare. Sot, që është 43 vjeç ka një nip dhe një mbesë nga dy djemtë e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: