TIRANE

Këngëtari i njohur nga Maqedonia, Shpat Kasapi, në fund të vitit të kaluar i dha fund beqarisë duke u fejuar me bukuroshen, Selvije Jao. Së fundmi, çifti ka qenë i ftuar në emisionin “Roped with Olsi”, ku kanë rrëfyer më shumë për lidhjen e tyre.

Bukuroshja nga Gostivari deklaroi se ka punuar si grimere dhe se aty është takuar me Shpatin.

“Unë kam punuar si grimere, Shpati kishte një klip dhe u kontaktova nga stafi i tij, por ishin rregulluar të gjithë, ishin gati dhe unë rrija aty si gjynah. U prezantuam aty me Shpatin dhe më tha hajde ma bëj mua grimin.

Dhe unë pranova se thashë mos t’i shkojnë lekët kot. U bëmë miq krijuam një kimi shumë të fortë. Kjo ka ndodhur para tri viteve. Kemi tri vite që njihemi. Kemi qenë miq fillimisht. Ngaqë ishim të afërt ia tregonim çdo gjë njëri-tjetrit, jepnim këshilla derisa Shpati më tha një ditë ti ke karakteristikat që unë dua nga partnerja ime”, theksoi ajo.

Më pas, Selvija shtoi se është një femër xheloze për bashkëshortin e saj, për shkak të profesionit të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: