Chantelle Mason 21 vjeçe dhe peshon 38 kilogramë, por mjekët refuzua ta kurojnë. Vajza e re nga Liverpooli, Angli prej tre vitesh vuan nga anoreksia. Asaj asnjëherë nuk i dukej vetja e dobët madje mendote se ishte shumë e shëndoshë dhe nisi të mbjaë dieta.
Kur arriti 38 kilogramë dhe nisi të vishte rroba për fëmijë, nëna e detyroi të drejtohej te mjeku, ku dhe mësoi një lajm të rëndë, ajo ishte anoreksike. Por pavarësisht dobësisë së saj, masa e saj trupore u cilësua mesatare dhe sipas mjekëve nuk kishte nevojë për kurim.

“Anoreksia ishte bërë si një person që kontrollonte jetën dhe mendimet e mia. Ndihesha viktimë e sëmundjes sime. Edhe kur dikush më vinte në dukje problemet e mia me peshën, nuk doja ti dëgjoja”- ka thënë 21 vjeçarja.
Tashmë Chantelle është në fazë kurimi dhe ka marrë disa kilogramë. Ajo tregon se i ka lënë pas fantazmat e së kaluarës lidhur me peshën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb