Viktima e tretë në Itali e koronavirusit është një 68 vjeçare, paciente që vuante nga kanceri, e cila u shtrua në një spital në Krema.

Rastet e infeksionit  me këtë virus kanë arritur në 153 nga të cilat 111 në Lombardi, 21 në Veneto, 9 në Emilia-Romagna, 3 në Piedmont, 3 në Trentino dhe 2 në Lazio, të cilave u shtohen 3 të ndjerit plus një pacient të shëruar.

Të gjitha universitetet dhe shkollat janë mbyllura në Lombardi, Veneto, Liguria, Emilia-Romagna, Piemonte dhe Friuli.

Austria ngriti bllokadën për trenat që vinin nga Italia. Vendimi është marrë nga autoritetet në Vjenë pasi një tren i Eurocity i nisur nga Venecia për në Mynih u ndalua në Brennero pasi në bordin e tij gjendeshin dy persona që dyshohet se ishin të prekur nga Koronavirus.

Për të parandaluar virusin vdekjeprurës, Franca po shton laboratorët të pajisur me teste diagnostikuese për të qenë në gjendje të kryejnë disa mijëra analiza në ditë dhe në të gjithë territorin, krahasuar me 400 që bëhen sot.

(A.Ago, BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb