Një aksident i rëndë është regjistruar në kufirin kroat, në pjesën e quajtur “Sveta Helena”.

Një makinë, e cila po priste të kalonte kufirin në radhë, është goditur nga prapa nga një veturë tjetër, që duket se kishte humbur kontrollin.

Një BMW po fluturonte kur goditi makinën tjetër të modelit Shkoda. në të cilën ndodheshin një çift me fëmijën e tyre.

Që të tre raportohet se janë në gjendje kome, shkruan ‘zeri’. Zjarrëfikësit kanë bërë plot 45 minuta për ta nxjerrë nga vetura fëmijën në veturë. Raportohet se makina e goditur është me tabela polake të regjistrimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: