Këto pamje të pabesueshme tregojnë një person që lahet në zonën e llavës së një vullkani. Notari është tmerrësisht afër llavës në Ishullin e Madh në Hauai, teksa dallgët e shtyjnë atë drejt shkëmbinjve.

Pamjet dramatike tregojnë llavën e ndezur mbi shkëmbinj si dhe copëza topi zjarri që bien në det. Notari jo vetëm që është i frikësuar, por mban edhe një shkop selfie me vete për të bërë foto. Pamjet u shpërndanë nga fotografi hauaian Kavika Singson.

Llava del nga një prej vullkaneve më të njohur në botë i quajtur Kilauesa, që ndodhet në zonën e quajtur Ishulli i Madh dhe tërheq mijëra turistë çdo vit. Survejimi Gjeologjik Amerikan paralajmëron vizitorët për rreziqet që mund të kenë nëse afrohen shumë pranë llavës. Copëzat e zjarrit që shkëputen e fluturojnë në ajër kanë dëme të këqija për sytë, lëkurën e mushkëritë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: