Kazakistani tashmë prej ditësh është përfshirë nga protesta të dhunshme që u kanë marrë jetën dhjetëra personave dhe mijëra të tjera janë plagosur.  Si pasojë e protestave mbi 8 mijë protestues janë arrestuar. Në një rrëfim ekskluziv për REL, qytetarët kanë përshkuar gjendjen në Kazakistan. Disa kishin frikë, të tjerët ankoheshin për ndaljen e internetit dhe për korrupsionin e nivelit të lartë, i cili nxiti protestat antiqeveritare.

Për kamerat ata thonë se miq, familjarë po shërbejnë e ndodhen në qendër të rrezikut. “Është e frikshme, rrënqethëse. Kush do ta kishte menduar që do të përfundonim në një situatë të tillë”- shprehet një qytetare.

“Njerëzit mbetën pa para sepse përdorin kartat për pagesë. Problemi kryesor ishte përballja me mungesën e internetit. Presidenti nuk ka gjasa të arrijë një zgjidhje me paqe. Zor se do ia dalë. Këtu gjithçka është e lidhur me korrupsion”- thotë një tjetër.

“Kishim frikë, filluam të jetonim si në kohët e lashta, asgjë nuk funksiononte, dyqanet janë bosh. Por ata që protestojnë janë njerëz që kurrë nuk u është rritur paga dhe shohin vazhdimisht dyfishim të çmimeve dhe nuk mund të jetojmë më kështu”- shprehet një qytetare për REL.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: