Jeta e aktores Chloe Grace Moretz, e dashura e djalit të David Beckham nuk ka qenë aq e lehtë. Që në moshën 12-vjeçare ajo është përballur me largimin e babait McCoy Moretz nga shtëpia, i cili braktisin gruan dhe pesë fëmijët e tij për të jetuar me Jo-Ann Hilton, hallën e Paris Hilton.
Aktorja e njohur u shfaq në Kongresin Demokratik të premten për të mbështetur Hillary Clinton, e shoqëruar nga nëna, i dashuri Brooklyn Beckham, por mungonte babai i saj.

Chloe ka treguar se braktisja e babait ka qenë përvoja më e dhimbshme e jetës së saj.

Edhe pse pas largimit të tij ajo vuajti nga stresi post-traumatik, që kur u shfaq për herë të parë në kinema e deri tani, Chloe e ka ruajtur me fanatizëm këtë histori të jetës nga media. Ajo ka treguar se ata që e kanë mbajtur me këmbë në tokë kanë qenë vëllezërit.
McCoy Moretz është një kirurg i njohur plastik, por ndërsa karriera e tij arrinte majat, marrëdhënia me nënën e Chloe-s, Teri-n, vetëm sa përkeqësohej. Kur Chloe ishte 12 vjeç, ai u largua nga shtëpia dhe nisi marrëdhënien me hallën e Paris Hilton, Jo-Ann.
Në atë kohë Teri ishte diagnostikuar me kancer. Pas ikjes së McCoy-t, ajo do ta mposhtte kancerin. por ai do t’i kthehej për herë të dytë. Ajo do ta mposhtte përsëri duke u kujdesur për rritjen e pesë fëmijëve të saj.
“Vëllezërit e mi më mbrojtën. Ata më krijuan një sferë hermetike që unë të mund të rritesha sa më normalisht. Më qëndruan pranë gjatë gjithë kësaj. Pa ta, nuk e di se ku do të isha tani”, shprehet aktroja Chloe.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: