Pas ftesës së Ilir Metës, kreu i Presidencës së Bosnje- Hercegovinës, SH.T.Z, Shefik Xhaferoviç ka vendosur të zhvillojë një vizitë 2-ditoren në Shqipëri.

Vizita e Xhaferoviç fillon nesër dhe do të zgjasë dy ditë teksa Presidenca zbulon se me Metën do të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe, ekonominë dhe tregtinë dhe bashkëpunimin rajonal.

Po ashtu e veçanta është se Xhaferoviç bashkë me Metën do të vizitojnë fshatin Borakë në Bashkinë e Shijakut ku jeton një pjesë e komunitetit të vogël boshnjak në Shqipëri.

 

NJOFTIMI NGA PRESIDENCA

Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, nesër fillon vizitën e Tij zyrtare 2 ditore në Shqipëri, Kryetari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Sh.T.Z. Shefik Xhaferoviç.

 

Kryetari Xhaferoviç do të pritet dhe zhvillojë bisedime me Presidentin Meta me fokus forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, nxitjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe bashkëpunimin rajonal.

 

Ceremonia e mirëseardhjes së Tij në Presidencë do të zhvillohet nesër në ora 09:00, ndërsa në ora 10:15 do të ketë edhe një konferencë të përbashkët shtypi.

 

Gjatë qëndrimit të Tij në vendin tonë, Kryetari Xhaferoviç, së bashku me Presidentin Meta, do të vizitojë edhe fshatin Borakë në Bashkinë e Shijakut, ku jeton një pjesë e komunitetit boshnjak në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb