U zëvendësua nga Tomas Lemar të enjten, në fund të ndeshjes përballë Moldavisë që “gjelat” e fituan 2-1. Kingslej Koman ka deklaruar forfait për ndeshjen e së dielës kundër Shqipërisë, takimi i fundit për kampionët e botës për kualifikimet e Euro2020.

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut ka qëndruar në Francë dhe nuk ka udhëtuar fare me ekipin drejt Tiranës. Ai nuk figuronte në delegacionin trikolor në hotelin ku ekipi është akomoduar në kryeqytetin shqiptar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb