Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në fshatin Shtiqen të Kukësit.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur Festim Axhami.

Mësohet se ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka vendosur pika kontrolli në hyrje dhe daljet e qytetit me qëllim kapjen e autorit të identifikuar si Buli Murtati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb