VLORE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pranë plazhit të Zvërnecit në Vlorë.

Në anë të rrugës është gjetur i pajetë një 50-vjeçar me iniciale A.J. Nga të dhënat e para të policisë dyshohet se ky person është vetëhelmuar. Blutë e Vlorës po punojnë për zbardhjen e rrethanve të ngjarjes.

Informacion paraprak:
Vlorë
Më datë 04.10.2017, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë e cila njofton se në anë të rrugës, kur shkon për në plazhin e Zvërnecit gjendet një shtetas pa jetë. Policia dhe Ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku edhe kanë konstatuar se :
Në anë të rrugës, në hyrje të plazhit të Zvërnecit gjendet i pajetë shtetasi A.J., 50 vjeç. Dyshohet se shtetasi të jetë vetëhelmuar. Po punohet për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanve të kësaj ngjarje.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: