Policia franceze ka nisur një hetim mbi pretendimet e Paul Pogba se ai është kërcënuar dhe vënë në shënjestër për zhvatje nga gangsterët. Akuzat e Pogba-s erdhën pasi vëllai i tij Mathias publikoi një video të çuditshme në internet – në frëngjisht, italisht, anglisht dhe spanjisht – duke premtuar “zbulime të mëdha” për yllin e Juventusit.

Një deklaratë e nënshkruar nga avokatët dhe nëna e tij Yeo Moriba dhe agjentja aktuale Rafaela Pimenta tha se videot e publikuara të shtunën në mbrëmje “për fat të keq nuk janë befasi”. “Ato janë kërcënime dhe përpjekje për zhvatje nga një bandë e organizuar kundër Paul Pogba”, thuhet në deklaratë. “Organet kompetente në Itali dhe Francë janë informuar një muaj më parë dhe nuk do të ketë komente të mëtejshme në lidhje me faktin se si do të vijojë hetimi”.

 Methode Times Prod Web Bin 30f81bcc 2715 11ed A830 74a6c8fbb722
Methode Times Prod Web Bin 30f81bcc 2715 11ed A830 74a6c8fbb722

32-vjeçari Mathias Pogba premtoi “zbulime të mëdha për vëllain e tij Paul Pogba, duke shtuar se; “E gjithë bota, tifozët dhe aq më tepër skuadra franceze dhe Juventusi, bashkëlojtarët e vëllait tim dhe sponsorët e tij meritojnë të dinë disa gjëra”. Mathias Pogba tha se njerëzit duhet të dinin se çfarë dinte ai për të gjykuar nëse vëllai i tij “e meriton vendin e tij në ekipin francez dhe nderin për të luajtur në Kupën e Botës. Nëse ai e meriton të jetë titullar në Juventus.”.

Sipas dy burimeve pranë familjes Pogba të kontaktuara nga AFP, persona ende të paidentifikuar thuhet se po kërkojnë nga Paul Pogba shuma të mëdha parash nëse ai dëshiron të shmangë shpërndarjen e videove të pretenduara komprometuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: